Tregtia midis Rusisë dhe BE-së shënon rritje

Evropë

Tregtia midis Rusisë dhe BE-së shënon rritje

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:33
Angela Merkel dhe Vladimir Putin

Tregtia midis Rusisë dhe BE-së është në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit 2017, pavarësisht nga sanksionet e ndërsjella të imponuara pothuajse pesë vjet më parë, tha sot ambasadori rus në BE Vladimir Chizhov.

"Që nga fillimi i vitit 2017, tregtia reciproke ndërmjet Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian ka treguar një trend dinamik rritjeje që është konsoliduar këtë vit," tha Chizov për gazetën ruse Izvestia.

Duke iu referuar të dhënave statistikore zyrtare, Chizov tha se tregtia e përgjithshme midis Rusisë dhe BE në tre tremujorët e parë të vitit 2018 u rrit me 21.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e Rusisë në vendet e BE u rritën me gati 30 për qind, ndërsa importet u rritën me 7.4 për qind.

Sipas diplomatëve, tregtia tashmë ka tejkaluar shifrat nga 2014 kur Perëndimi paraqiti sanksione kundër Rusisë.

Megjithatë, Chizhov vuri në dukje se çmimet e energjisë në rritje, të cilat përbëjnë bazën e eksporteve ruse në BE, si dhe luhatjet e monedhës, janë ndër faktorët kryesorë të dinamikës pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat