Britania arreston nëntë emigrantë pas kalimit të kanalit

Evropë

Britania arreston nëntë emigrantë pas kalimit të kanalit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Zyrtarët britanikë njoftuan sot se kanë arrestuar nëntë emigrantë në një plazh në juglindje të Anglisë pas kalimit të kanalit La Mansh me një gomone.

Ministria e Brendshme tha se bëhet fjalë për pesë burra, një grua, dy djem dhe një vajzë.

Ata u kapën nga një anije lokale e shpëtimit në zonën bregdetare angleze të Kentit.

Menaxher Met Kritenden tha se gomonia kishte një fuqi shumë të ulët të motorit prej 10 kuaj-fuqi.

Një operacion tjetër shpëtimi është në zhvillim pasi tetë vetë u panë në një gomone pranë bregut tjetër anglez.

Përpjekja më e fundit për të hyrë në Angli vjen pasi të paktën 43 emigrantë u përpoqën të kalonin kanalin La Mansh gjatë Krishtlindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat