Pesë murgjë mbahen peng dhe torturohen në një kishë në Vjenë

Evropë

Pesë murgjë mbahen peng dhe torturohen në një kishë në Vjenë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 23:27
Policia

Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se pesë murgjë janë mbajtur peng dhe janë torturuar në një kishë në Vjenë.

Zëdhënësi i policisë për qytetin e Vjenës, Harald Soros, ka deklaruar se disa nga murgjit ishin mbajtur të lidhur në kishë, shkruan Euronews.

“Rreth orës 13:30, dy persona të armatosur kanë hyrë me forcë në kishën Maria Immaculata”, ka thënë Soros.

Ai ka bërë të ditur se pas raportimit, Policia i ka gjetur viktimat e lënduara brenda kishës ku ishin mbajtur peng, ku të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, por policia austriake nuk e ka përjashtuar mundësinë se ka të bëjë me terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat