Madridi miraton masa urgjente në rast të një Brexit pa marrëveshje

Evropë

Madridi miraton masa urgjente në rast të një Brexit pa marrëveshje

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Pedro Sanchez

Qeveria spanjolle do të miratojë masa urgjente në perspektivën e një ndarje pa marrëveshje me Londrën, që duket gjithnjë e më e mundshme, njoftoi sot shefi i qeverisë, Pedro Sanchez.

“Këto masa do të miratohen nëpërmjet një dekreti që do të paraqitet maksimumi në fillim të shkurtit”, tha kryeministri socialist gjatë një konference për shtyp ku prezantoi bilancin e vitit 2018.

“Këto masa do të shërbejnë për të garantuar të drejtat aktuale të qytetarëve britanikë në Spanjë, me kusht që qytetarët tanë të marrin të njëjtin trajtim në Britani të Madhe, si dhe të ruhen marrëdhëniet tona tregtare në vijim”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat