Serbia ‘vatër e mafies’, numër rekord i vrasjeve nga grupet kriminale!

Evropë

Serbia ‘vatër e mafies’, numër rekord i vrasjeve nga grupet kriminale!

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 22:42
Aleksandër Vuçiq

Në këtë vit një numër rekord prej 29 vrasjeve në Serbi janë lidhur me grupet kriminale.

Nga këto 29 vrasje, vetëm 21 kanë ndodhur në kryeqytetin serb Beograd, transmeton Indeksonline. 

Këto statistika i ka dhënë zyrtari opozitarë i Partisë Popullore serbe, Nikola Jovanovic.

Ai për TV Nasa ka treguar se në vitin 2012 vetëm gjashtë vrasje në gjithë Serbinë ishin të lidhura me mafian.

Sipas tij ky fajtorët kryesorë për këtë gjendje janë presidenti serb Aleksander Vuçiq dhe Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic.

“Është e turpshme! Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanovic thërret konferenca të çuditshme në mënyrë që të tregojë fotografi nga konferencat paqësore në Beograd dhe të analizojë së çfarë xhaketa kanë pasur veshë”, u shprehë Jovanovic.

Vrasja e fundit që pati lidhje me mafien ndodhi të enjten mbrëma në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat