Debate për buxhetin e ri në Itali, Conte merr në mbrojtje draftin - Bota Sot
Debate për buxhetin e ri në Itali, Conte merr në mbrojtje draftin

Evropë

Debate për buxhetin e ri në Itali, Conte merr në mbrojtje draftin

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 06:25
Giuseppe Conte

Kryeministri italian Giuseppe Conte të premten e mbrojti fuqishëm buxhetin e vitit 2019 të qeverisë, ndërsa parlamenti mbajti një debat të zjarrtë mbi paketën, e cila duhet të miratohet brenda fundit të vitit për të hyrë në fuqi më 1 janar.

Një buxhet i ndryshuar u paraqit në Dhomën e Deputetëve të enjten, pasi qeveria arriti një marrëveshje të minutës së fundit me Komisionin Evropian për të shmangur një procedim disiplinor kundër Romës, që mund të çonte në përfundime të hidhura.

Ligjbërësit e opozitës thanë se nuk kishin kohë për të diskutuar paketën dhe seanca u pezullua pasi një deputet nga Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë, hodhi dokumentet e buxhetit ndaj një ministri të vogël.

Duke folur në konferencën për shtyp të Kryeministrit, në fund të vitit, Conte pranoi se roli i parlamentit ishte zvogëluar, por tha se marrëveshja me Brukselin ishte “një rezultat i madh nga i cili do të përfitonte i gjithë vendi”.

Italia javën e kaluar ribotoi buxhetin dhe uli objektivin e saj të deficitit për vitin e ardhshëm në 2.04 përqind të produktit të brendshëm bruto, pasi Komisioni hodhi poshtë objektivin e saj fillestar prej 2.4 përqind, duke thënë se ajo thyen rregullat fiskale të BE.

Qeveria pritet të kërkojë votëbesim në Dhomë për të miratuar buxhetin të shtunën ose të dielën, në kohë për të shmangur financimet e përkohshme emergjente që nisën pas përfundimit të vitit.

PD të premten paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se të drejtat e saj demokratike ishin shkelur, sepse nuk kishte kohë që parlamenti të debatonte ose ndryshonte paketën pas ndryshimeve të pranuara me Brukselin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...