Masat kryesore të buxhetit të parë të qeverisë populiste

Evropë

Masat kryesore të buxhetit të parë të qeverisë populiste

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
itali

Parlamenti italian po përgatitet të miratojë buxhetin e parë të popullit të paraqitur nga koalicioni populist i cili erdhi në pushtet në muajin qershor, që parashikon për 2019 një deficit publik deri në 2,04 % të PBB-së.

Ky buxhet i popullit, siç e ka emërtuar qeveria përfshin 32 miliardë euro shpenzime shtesë dhe ulje të taksave, por për shkak të borxhit kolosal publik, Lëvizja 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Liga (ekstremi i djathtë) u detyruan të kufizonin masat kryesore nën presionin e Brukselit dhe tregjeve financiare.

Reforma e pensioneve

Teksti lehtëson kushtet e daljes në pension, një premtim kryesor i Ligës, me 3,9 miliardë euro të përcaktuara në 2019 dhe 8,6 miliardë në 2020.

E ardhura e shtetësisë

Premtim kyç i L5Y, kjo e ardhur mujore prej 780 euro do ti shpërndahet 1,7 milionë familjeve më të varfra dhe synon të favorizojë riintegrimin e tyre.

Vlera fillestare që do të shpërndahej prej 9 miliardë euro për 2019 u ul në 7,1 miliardë euro. L5Y premton çeqet e para që nga muaji prill por vënia në zbatim e kësaj mase pritet të jetë komplekse dhe kushtet e saj mjaft strikte.

Amnisti fiskale

E kërkuar nga Liga, kjo amnisti do të përfshijë përfundimisht persona të cilët nuk kanë paguar taksa por që i kanë deklaruar në mënyrë korrekte apo nuk kanë deklararuar të gjithë vlerën e të ardhurave midis periudhës 2000-2007.

Qeveria propozon gjithashtu një taksë të sheshtë prej 7% për pensionistët e huaj, italianë apo jo që vendosin të vijnë apo të rikthehen të jetojnë në komunat e vogla në jug të vendit.

Reformë fiskale

Taksat do të jenë deri në 15% për mbi një milion të vetëpunësuar dhe artizanë që kanë një xhiro më të ulët se 65.000 euro.

Një rritje e vogël e investimeve

Rreth 38 miliardë euro janë akorduar tashmë për 15 vite për infrastrukturën, qeveria nënshkroi në fund të majit një program të përbashkët shumë të zgjeruar që parashikonte të shtonte 9 miliardë për tre vitet e ardhshme, për të rinxitur rritjen ekonomike nëpërmjet planit të investimeve më të mëdha publike të bëra më parë në Itali.

Nuk ka rritje të TVSH-së

Ligji i mëparshëm i financave parashikonte një rritje automatike të TVSH. Ligji i ri i jep fund rritjes automatike, i cili do t’i heqë buxhetit 12.5 miliardë euro të ardhura tatimore në vitin 2019.

Ulje të shpenzimeve

-Ulje deri në 500 milionë euro në vit për fondet e akorduara për pritjen e emigrantëve.

-Roma dhe Venecia-

Venezia është autorizuar të bëje me pagesë hyrjen në territorin e saj, si në ishujt Kapri dhe Elba, 2,50 deri në 5 euro për person sipas periudhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat