Kulla Eiffel mbulohet me tym nga protestuesit

Evropë

Kulla Eiffel mbulohet me tym nga protestuesit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:00
Kulla Eiffel

Ajo që është quajtur “akti i shtatë” i protestuesve të jelek-verdhëve përfundoi me dhunë, duke e kthyer kryeqytetin francez në kaos.

Fotot tronditëse u publikuan nga dhuna që përdorën protestuesit, ku tregojnë Kullën Eiffel të mbuluar me tym dhe vetura që digjen.

Për të parandaluar këtë dolën edhe zjarrfikësit që luftonin për të shuar flakët.

Qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Francës për herë të shtatë dje që kur lëvizja anti-Macron filloi në mes të nëntorit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat