Austriakët shpenzojnë 200 milionë euro për Vitin e Ri

Evropë

Austriakët shpenzojnë 200 milionë euro për Vitin e Ri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Austriakët do të presin festën e Vitit të Ri, duke shpenzuar rreth 200 milionë euro në natën më të çmendur.

Madje, 91 për qind e të rriturve austriakë, ose 6.6 milionë, do të ngrenë dolli në fillim të vitit 2019, që do të thotë se do të shpenzojnë dy milionë shishe verë/

Në total, sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike, austriakët shpenzojnë 200 milionë euro në Vitin e Ri dhe vjenezët do të shpenzojnë 60 milionë euro.

Mesatarisht, çdo qytetar i Austrisë do të shpenzojë rreth 47 euro në natën e Vitit të Ri. Burrat do të shpenzojnë 52 euro dhe gratë 43 euro.

Vetëm në Vjenë pritet të festojnë 700,000 njerëz në "Udhëtimin e Vitit të Ri" tradicional në Vjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat