Banorët në gjumë, shembet banesa

Evropë

Banorët në gjumë, shembet banesa

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:09
Autoritetet thanë se katër persona të tjerë u shtruan në spital për dëmtime

Shërbimet e urgjencës ruse njoftuan se të paktën katër vetë humbën jetën si rezultat i shembjes së një ndërtese banimi në Magnitogorsk, në rajonin e Uralit.

Autoritetet thanë se katër persona të tjerë u shtruan në spital për dëmtime, ndërsa dyshohet se 68 banorë të tjerë kanë mbetur në rrënoja.

Komiteti hetimor tha se kolapsi i banesës dhjetë kate ishte shkaktuar nga një shpërthim i rrjedhjes së gazit, e cila ndodhi para agimit, kur shumica e qiramarrësve ishin në gjumë.

Magnitogorsk ndodhet rreth 1,400 kilometra në juglindje të Moskës dhe ka 400,000 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat