Sa i kushtuan BE-së fishekzjarrët e Vitit të Ri?

Evropë

Sa i kushtuan BE-së fishekzjarrët e Vitit të Ri?

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian importuan 110 mijë ton piroteknikë për fishekzjarrët e Vitit të Ri në vitin 2017, që korrespondon me një shumë prej 261 milionë euro.

Pothuajse të gjitha importet, më saktësisht 98 për qind, janë bërë nga Kina, njoftoi sot Enti Evropian i Statistikës, Eurostat.

Nga importet totale, më shumë se tre të katërtat (77 për qind) shkuan në katër shtete anëtare.

Në radhë të parë, Gjermania me 40 mijë ton (36 për qind), e ndjekur nga Holanda me 24 mijë ton (22 për qind), Polonia me 11 mijë ton (10 për qind) dhe Britania e Madhe me 10 mijë ton (9 për qind).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat