Në Gjermani legalizohet gjinia e tretë

Evropë

Në Gjermani legalizohet gjinia e tretë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Në Gjermani tani njerëzit mund të identifikojnë veten edhe me gjininë e tretë, sipas ligjeve të aprovuara në dhjetor

Njerëzit, pos gjinisë mashkullore dhe femërore, nëpër dokumente zyrtare, mund të regjistrohem edhe me “të ndryshme”.

Për të zgjedhur këtë opsion duhet të ketë një dokument nga mjekët.

Grupi intersex përbëhet nga njerëz që kanë karakteristika të të dy gjinive, mashkullore dhe femërore, që mund të jenë të pranishme që nga lindja, apo të vijnë edhe më vonë.
Këtë hap sikur Gjermania në vitet e fundit e kanë bërë disa shtete, përfshirë Austrinë, Australinë, Zelandën e Re, Maltën e Kanadanë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.7 për qind e popullatës në botë i takojnë këtij grupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat