Aksidenti në Danimarkë, 6 të vdekur e 16 të plagosur

Evropë

Aksidenti në Danimarkë, 6 të vdekur e 16 të plagosur

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti me tren në Belt Bridge, urë kjo që lidh dy ishuj të Danimarkës.

Sipas zyrtarëve të rrjetit hekurudhor, treni po shkonte drejt kryeqytetit kur u godit nga objekte të ndryshme që gjendeshin në një tren që barte mallra, duke e bërë atë frenojë papritur.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të liruar rreth 100 pasagjerë që mbeten të bllokuar në bord.

***

Gjashtë vetë janë vrarë në një aksident hekurudhor në urën Great Bel në Danimarkë, njoftoi policia, përcjell BBC. Ura që lish ishujt e Zelandës dhe Fyn është mbyllur pas aksidentit.

Nuk dihet ende shkaku i përplasjes, por mediat vendore njoftojnë se një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash në mes të erërave të forta. Gjatë persona kanë vdekur, tha operatori i trenit DSB. 

Stuhia e fuqishme në Danimarkë e ka bërë të vështirë për shërbimet e emergjencës mbërritjen tek treni.

Treni i pasagjerëve, që i ishte drejtuar kryeqytetit Copenhagen, u godit nga objekte prej trenit trenit të mallrave. Ura u mbyll për të dy trenat dhe mjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat