Pesë të plagosur nga shoferi gjerman që dëshironte “të vriste të huajt”

Evropë

Pesë të plagosur nga shoferi gjerman që dëshironte “të vriste të huajt”

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:54
Gjermani

Së paku pesë persona janë plagosur në Gjermani kur një person, për të cilin zyrtarët thonë se kishte si synim të “vriste të huajt”, u përplas me veturën e tij në një grup njerëzish që po festonin Vitin e Ri.

“Qëllimi i këtij personi ishte të vriste të huajt” tha Herbert Reul, zyrtar në rajonin ku ndodhi incidenti.

Shoferi, 50 vjeçar, thuhet se kishte në shënjestër njerëz në vende të ndryshme në qytetet perëndimore të Bottrop dhe Essen, para se të arrestohej. Disa prej të lënduarve janë shtetas sirianë dhe afganë.

Hetuesit thanë se ka informacione për një “sëmundje psikologjike të shoferit”.

Prokurorët dhe policia e vlerësuan incidentin si “sulm i shënjestruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat