Gjermani, akuza ndaj personit që sulmoi natën e Vitit të Ri

Evropë

Gjermani, akuza ndaj personit që sulmoi natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:46
Gjermani

Prokurorët gjermanë ngritën akuza ndaj një personi të arrestuar natën e Vitit të Ri për vrasje në tentativë, pasi kreu dy sulme të veçanta me makinën e tij ndaj disa personave që po festonin në dy qytete të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë të mërkurën, 50 vjeçari i arrestuar me shtetësi gjermane, sulmoi me makinën e tij disa njerëz që festonin në qytetet e Bottrop-it dhe Essen-it në krime të dyshuara për urrejtje, ku si pasojë u plagosën tetë shtetas të huaj.

Policia e qytetit të Munster-it tha se një gjyqtar kishte miratuar kërkesën e prokurorëve për ngritjen e akuzave për vrasje në tentativë. Shtatë prej të plagosurve janë nga Siria dhe Afganistani ndërsa personi i tetë është një gjermano-turk nga Essen-i.

Policia njoftoi se është përmirësuar gjendja shëndetësore e një gruaje siriane e cila mori dëmtime serioze për jetën.

Autoritetet gjermane thanë se i dyshuari kishte bërë komente raciste gjatë momentit të arrestimit të tij pranë qytetit Essen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat