Vjedhje si në filma, fluturojnë 2.3 milionë euro

Evropë

Vjedhje si në filma, fluturojnë 2.3 milionë euro

Më: 2 janar 2019 Në ora: 21:16
Pamje nga vendi i grabitjes

Një autoblindë e transportit të parave është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë.

Katër persona që kanë qenë të maskuar i kanë dalë para mjetit dhe mësohet se kanë përdorur një fardromë për ta hapur. Brenda në makinë mësohet se gjendeshin rreth 2,3 milionë euro.

Po ashtu në grabitje është përdorur dhe një mjet tjetër i rëndë për të bllokuar rrugën.

Më pas autorët kanë bërë të mundur grabitjen e parave dhe janë larguar nga vendngjarja duke djegur mjetet e përdorura në krim.

Mediat italiane nuk japin detaje mbi autorët që kanë kryer grabitjen dhe as shtetësitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat