Venecia me taksë të re ndaj turistëve

Evropë

Venecia me taksë të re ndaj turistëve

Më: 2 janar 2019 Në ora: 22:35
Ilustrim

Qyteti i Venecias planifikon të aplikojë një taksë për qendrën historike të qytetit për të gjithë vizitorët, e cila do të kushtojë prej 2.5 deri në 10 euro.

Taksa planifikohet të aplikohet për të kufizuar turizmin masiv në qytet.

Masa e taksës është futur në planifikimin financiar, që pritet të votohet të shtunën.

Shuma e taksës së qëndrimit në Veneci, do të varet nga sezoni dhe do të aplikohet për të gjithë vizitorët, duke u bazuar në atë nëse kalojnë natën në qytet ose thjesht kalojnë përmes qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat