Gjermania shënon rekord të punësimit për 2018

Evropë

Gjermania shënon rekord të punësimit për 2018

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:01
Gjermania

Punësimi në Gjermani vitin e kaluar ka arritur një nivel rekord pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë kombëtare, pasi që numri i të punësuarve u rrit me 1.3 për qind në 44.8 milionë njerëz, sipas të dhënave të fundit zyrtare.

Numri i të punësuarve, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), u rrit në 562.000, në sajë të cilës ajo arriti nivelin më të lartë të punësimit të bashkimit të Gjermanisë në vitin 1991.

"Rritja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në fuqinë punëtore dhe fluksi i punëtorëve të huaj neutralizuan efektet negative demografike, në mënyrë që numri i të punësuarve në vitin 2018 ishte më i larti që prej ribashkimit të Gjermanisë", thuhet në faqen zyrtare të Destatis.

Ky është viti i 13-të me radhë që shënon rritje të punësimit, pasi në vitin 2017 pati rritje me 1.4 për qind.

Sektori i shërbimeve ka kontribuar në masë të madhe për rezultatet e vitit të kaluar për shkak të punësimit në këtë sektor u rrit me 1.2 për qind ose 384.000 persona.

Numri i të papunëve edhe në vitin 2018, ka vazhduar të bjerë, duke rënë me tetë për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat