Shpërthimi në Rusi, numri i viktimave shkon në 39

Evropë

Shpërthimi në Rusi, numri i viktimave shkon në 39

Më: 4 janar 2019 Në ora: 07:57
Rusi

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i tubacioneve të gazit në një bllok apartamentesh në Rusi, përgjatë ditëve të Vitit të Ri ka arritur në 39.

Shifër kjo e konfirmuar nga raportet e policisë pas kërkimit të trupave në zonën pjesërisht të rrënuar. Zyrtari Rus Alexandre Tchouprian tha se 38 nga 39 trupa janë identifikuar tashmë dhe nuk ka më pritshmëri që në malet e qytetit Magnitogorsk të gjenden të tjerë.

“Shërbimet e emergjencës nuk kanë më c’të bëjnë këtu. Puna ka mbaruar”, tha Tchouprian për agjencinë e lajmeve Interfax.

Pothuajse 900 persona të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes kanë punuar në temperatura të ulëta deri në minus 27 gradë Celsius për të kërkuar në mes të betonit dhe metalit trupat e vdekur. Gjashtë vetë duke përfshirë dy fëmijë u shpëtuan në zonën e shpërthimit, por që nga dita e Martë, në zonë nuk janë gjetur më të mbijetuar, përveç një fëmije 10 muajsh gjetja e të cilit për forcat e rendit është cilësuar “një mrekulli e Vitit te Ri”.

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën 10-katëshe në qytetin industrial rreth 1,700 kilometra në lindje të Moskës, në orët e para të së hënës. Blloku i epokës sovjetike ishte shtëpia e rreth 1,100 njerëzve, dhe shpërthimi shkatërroi 35 apartamente, duke lënë dhjetëra të pastrehë.

Forcat e shpëtimit ndërtuan një urë për të arritur zona më të larta. Ndërsa një prej mureve të ndërtesës pothuajse të shkatërruar u shemb qëllimisht pasi rrezikonte të shembej ndërkohë që forcat e shpëtimit vazhdonin kërkimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat