Turqi, 137 urdhërarreste të tjera ndaj përkrahësve të Gylenit

Evropë

Turqi, 137 urdhërarreste të tjera ndaj përkrahësve të Gylenit

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:45
ilustrim

Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016.

Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhër-arreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu dhe televizioni NTV.

Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të “infiltruarve” në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në kontakt me ushtarët aktivë. Në Ankara, sipas agjencisë Anadolu, u kontrolluan 35 ish-ushtarë dhe ushtarë aktivë të marinës.

Qeveria e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen, se ka vënë nën kontroll ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën për të marrë pushtetin në shtet. Që pas tentativës për puç si rrjedhojë janë pushuar nga puna ose janë arrestuar dhjetëra mijëra të dyshuar si përkrahës të Gylenit. Edhe pse kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga puçi i dështuar, praktikisht çdo javë bëhen kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat