Vdes e vetmuar dhe në varfëri, më pas zbulohet se kishte qenë shumë e pasur

Evropë

Vdes e vetmuar dhe në varfëri, më pas zbulohet se kishte qenë shumë e pasur

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Një grua e moshuar vdiq mes varfërisë dhe vetmisë pa e ditur se në të vërtetë kishte qenë milionere.

Rafaella Donvito, jetonte në Milano dhe vdiq më 25 prill të 2018-ës. Komunës i është dashur të priste një muaj për të bërë ceremoninë mortore pasi asnjë familjar apo mik nuk dukej për të tërhequr arkivolin.

E lindur në Tripoli më 1940, gruaja u thoshte fqinjëve se nuk kishte asnjë të afërm në Itali vetëm disa kushërinj të largët në SHBA. Vetë bënte një jetë të thjeshtë dhe të varfër.

Pasi vdiq ajo, administratori i pallatit arriti të shpluhuroste misterin e jetës së gruas.

Nga korrespondenca private kishte zbuluar se Donvito ishte trashëgimtare e dy shoqërive për patundshmëri dhe e disa tokave në Lombardi. Gruaja e cila vuante nga kanceri i pashërueshëm dhe që kishte vdekur e varfër në të vërtetë kishte qenë shumë e pasur.

Pasurinë e kishte trashëguar nga bashkëshorti i cili kishte vdekur 20 vjet më parë. Lajmi është publikuar nga corriere.it dhe historia nuk mbyllet këtu.

Kërkohet një trashëgimtar? Flitet se pasuria mund ti kalojë një kushërire në Amerikë por misteri vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat