Moti i keq në Gjermani, bora bllokon rrugët

Evropë

Moti i keq në Gjermani, bora bllokon rrugët

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Moti i keq po mbretëron në Gjermani.

Reshjet e borës kanë mbuluar rrugët të cilat janë bërë vështirë të kalueshme.

Sipas disa pamjeve që një mërgimtar i ka dërguar, shihet se nga bora është bllokuar rrugët qytetin e Mynhenit.

Për pasojë, një kamionë gjatë mbrëmjes së sotme ka rrëshqitur duke bllokuar rrugën.

Derisa, policia dhe njësia e zjarrfikësve gjendën në vend të ngjarjes dhe po mundohen të bëjnë tërheqjen e kamionit të bllokuar.

Në anën tjetër shumë mërgimtarë sot janë nisur për në vendet ku jetojnë.

U bëhet thirrje atyre që të kenë kujdes gjatë rrugës për shkak të motit jo të mirë dhe me reshje bore që po mbizotëron këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat