Babai në koma nuk e di që ka humbur të gjithë familjen - Bota Sot
Babai në koma nuk e di që ka humbur të gjithë familjen

Evropë

Babai në koma nuk e di që ka humbur të gjithë familjen

Më: 6 janar 2019 Në ora: 22:05
Aktualisht Shukhrat ndodhet në kujdes intensiv, në koma, në një spital në Chelyabinsk

Një burrë i cili ndodhet në gjendje kome, pas shpërthimit të ndodhur ditën e Vitit të Ri në një bllok apartamentesh në Rusi, nuk është në dijeni se e gjithë familja e tij është shuar në këtë tragjedi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, Shukhrat Ulfatov, 26-vjeç, u nxor nga rrënojat e ndërtesës 7 orë pas shpërthimit të ndodhur në qytetin industrial të Magnitogorsk.  Por bashkëshortja e tij 24-vjeçare, Radzhambo Isoeva dhe 3 fëmijët e të vegjël, Akmad, 6 vjeç, Fotima, 4, dhe Saimukhsiddin, 3, nuk mundën të mbijetonin.

Aktualisht Shukhrat ndodhet në kujdes intensiv, në koma, në një spital në Chelyabinsk. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë, megjithatë ai pritet që të rikuperohet. Mediat lokale thonë se 26-vjeçari nuk është në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur.

39 persona humbën jetën nga shpërthimi i 31 Dhjetorit që lamë pas, mes tyre familje të tëra që ndodheshin në shtëpi. 18 persona u arritën që të nxirreshin gjallë nga rrënojat.

Autoritetet ruse thonë se shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit, megjithatë mediat lokale, duke cituar zyrtarë të sigurisë hedhin dyshime se ngjarja mund të jetë një sulm terrorist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...