Papa thirrje për liderët evropianë lidhur me dy varka me emigrantë të mbetura në det

Evropë

Papa thirrje për liderët evropianë lidhur me dy varka me emigrantë të mbetura në det

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:28
Papa Françesku

Papa Françesku ka lutur krerët evropianë që të tregojnë solidaritet dhe t’i lejojnë 49 emigrantë nga dy varka që kanë mbetur në Mesdhe që të dalin në brigje.

Duke kërkuar “zemërgjerësi” në një adresim publik në Vatikan, Papa ka thënë se emigrantët kanë nevojë për një “port të sigurt”, shkruan BBC.

Edhe Italia, e edhe Malta kanë kundërshtuar që të lejojnë të dy anijet që të prekin brigjet.

Kryeministri italian, Joseph Muscat ka thënë se kjo do të paraqiste precedent, përderisa zëvendësi i tij, Luigi Di Maio ka ftuar Maltën që “ta bëjë pjesën e saj”.

“Ju bëj thirrje të përzemërt krerëve evropianë që të tregojnë solidaritet konkret për këta njerëz”, ka thënë Papa para 60 mijë njerëzve në Vatikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat