Mediat franceze shkruajnë për protestat në Serbi: Mobilizimi kundër Vuçiqit, në rritje

Evropë

Mediat franceze shkruajnë për protestat në Serbi: Mobilizimi kundër Vuçiqit, në rritje

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:13
Pamje nga protesta

Në Serbi, është në rritje mobilizimi kundër “regjimit autoritar” të presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe duket se frika po zhduket për shkak se çdo të shtunë mblidhen një numër në rritje i njerëzve.

Kështu shkruajnë mediat franceze të cilat i kanë kushtuar vëmendje të madhe protestave kundër kreut të shtetit serb.

Gazeta “Le Figaro” shkruan se të shtunën e kaluar, e shtuna e pesë me radhë u mblodhën dhjetëra mijëra njerëz në Beograd përkundër motit të ftohtë dhe festimit të Krishtlindjeve.

Figaro thekson se tensionet u rritën më tej kundër qeverisë së presidentit Vuçiq pas sulmit në kreun e opozitës në Serbi, Borko Stefanoviq,

Gazeta franceze kujton se një grup studentësh organizuan protesta, i njëjti grup që ishte në pranverën e vitit 2017. kundër zgjedhjes së Vuçiqit me moton “kundër diktaturës”.

Gazeta tjetër franceze, “Le Point” shkruan se protestat në Serbi po vazhdojnë kundër regjimit të Vuçiqit, duke shtuar se organizatorët knë deklaruar se protestat do të mbahen çdo të shtunë deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Protestat po përhapen në qytete të tjera si Nishi, Kragujevac, Novi Sad dhe Pozega, thanë mediat në Francë.

Për protestën në Serbi kanë raportuar edhe radiot franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat