Turqia arreston sërish një ish deputet të opozitës, akuzohet për terrorizëm - Bota Sot
Turqia arreston sërish një ish deputet të opozitës, akuzohet për terrorizëm

Evropë

Turqia arreston sërish një ish deputet të opozitës, akuzohet për terrorizëm

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:50
Eren Erdem

Një gjykatë turke të hënën urdhëroi ndalimin e një ish-ligjvënësi të opozitës, disa orë pasi një gjykatë më e ulët e liroi me kusht, ndërsa po gjykohet për akuza të terrorizmit, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Eren Erdem, i cili humbi vendin e tij në zgjedhjet e vitit 2018, që i dha Presidentit Tayyip Erdogan pushtet të ri dhe më të gjerë, është burgosur që nga qershori dhe akuzohet për botimin e përgjimeve të paligjshme, ndërsa ishte redaktor i një gazete të opozitës në 2014.

Vetë ai mohon akuzat se ka ndihmuar pasuesit e klerit amerikan Fethullah Gulen, i cili akuzohet për orkestrimin e një grushti shteti të dështuar gjatë vitit 2016.

Prokurorët kërkuan dënimin deri në 19 vjet për Erdem, mbi “anëtarësimin e një organizate të armatosur” dhe ndihmën ndaj terroristëve, tha Anadolu. Megjithatë, gjykata vendosi të hënën se ai duhet të lirohet me kusht.

Orë më vonë, një gjykatë më e lartë e përmbysi vendimin për lirimin, pas një apeli nga prokuroria e Stambollit, për arsye se Erdem mund të largohej nga Turqia, për t’iu shmangur një dënimi të mundshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...