BE: Ndihmojmë May për të bindur skeptikët, por nuk rinegociojmë marrëveshjen e Brexit

Evropë

BE: Ndihmojmë May për të bindur skeptikët, por nuk rinegociojmë marrëveshjen e Brexit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:56
Ilustrim

Bashkimi Evropian po shqyrton mënyrat për të ndihmuar Kryeministren Theresa May të bindë parlamentin britanik të mbështesë traktatin e Brexit, që ajo e dakordësoi me krerët e BE-së muajin e kaluar, por përjashtoi të hënën çdo ndryshim në marrëveshje.

Burime të BE thanë për Reuters se zyrtarët e lartë në Bruksel po diskutojnë nëse dhe si të lëshojnë “shenja shprese” që mund të ndihmojnë May të kapërcejë rezistencën ndaj marrëveshjes, përpara se deputetët të votojnë në Londër javën e ardhshme.

Nëpërmjet një kërkese, May u kërkoi udhëheqësve të tjerë të BE në një takim para pushimit të Krishtlindjes, më 14 dhjetor, për të diskutuar për një traktat të ri të tregtisë së lirë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, deri në fund të vitit 2021.

Megjithatë edhe vetë kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, mohoi tërësisht mundësinë për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit, me May, por shtoi se BE-ja është gati t’u japë garanci shtesë britanikëve.

Kryeministrja Theresa May po has në kundërshti të shumta për këtë draft marrëveshje dhe ka shtyrë votimin e tij në parlament, që ishte planifikuar fillimisht për më 8 Dhjetor, pasi kërkon fillimisht të bindë skeptikët për votën pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat