Seibert: Leje qëndrimi për britanikët në BE

Evropë

Seibert: Leje qëndrimi për britanikët në BE

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:04
Steffen Seibert

Në rastin e një Brexit pa marrëveshje, qytetarët britanikë në Gjermani duhet që pas një periudhë kalimtare prej tre muajsh, të aplikojnë për një leje qëndrimi, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane Steffen Seibert, në një konferencë shtypi në Berlin duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi skenarin e lëvizjes së qytetarëve britanikë në rast të daljes nga BE pa asnjë marrëveshje.

”Një Brexit pa marrëveshje nënkupton humbjen e statusit të qytetarit të Bashkimit Europian, megjithatë, deri në një vendim të organeve të deleguara që lëshojnë lejen, kjo leje qëndrimi mbetet e autorizuar’’, theksoi ai.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert theksoi se nuk është në interesin evropian, as britanik apo gjerman në një dalje pa marrëveshje e Londrës nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat