Parisi: Roma të tregojë respekt, pas mbështetjes së jelekverdhëve

Evropë

Parisi: Roma të tregojë respekt, pas mbështetjes së jelekverdhëve

Më: 8 janar 2019 Në ora: 14:20
Nathalie Loiseau

Ministrja franceze për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau i bëri sot thirrje qeverisë italiane për më shumë respekt, pas pozicioneve të marra në favor të lëvizjes së jelekverdhëve.

“Mendoj se prioriteti i qeverisë italiane është të shqetësohet për mirëqenien e popullit italian. Nuk jam e sigurt nëse interesimi për jelekverdhët, cilido qoftë ai, ka ndonjë lidhje me mirëqenien e popullit italian”, deklaroi Loiseau para gazetarëve në Bruksel.

“E kam dëgjuar shumë qeverinë italiane të kërkojë respektimin e mënyrës se si po qeveris Italinë. Këtë respekt ata e meritojnë, por e meriton çdo vend tjetër, mbi të gjitha kur jemi fqinjë, aleatë dhe miq”, vazhdoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat