Elysee: Macron dhe Merkel nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi franko-gjerman

Evropë

Elysee: Macron dhe Merkel nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi franko-gjerman

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:40
Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel do të nënshkruajnë një traktat të ri të bashkëpunimit dhe integrimit franko-gjerman më 22 janar në Aachen në Gjermani, njoftoi sot Elysee.

‘’Ky traktat do të mbështetet në gurin themeltar të Traktatit të Elysee të vitit 1963, me kontribut të veçantë në ripajtimin historik midis Francës dhe Gjermanisë për të synuar një objektiv të ri për një bashkëpunim të shtuar midis Francës dhe Gjermanisë’’, sqaroi presidenca. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat