May për herë të dytë "pëson humbje" në parlament

Evropë

May për herë të dytë "pëson humbje" në parlament

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:30
Theresa May

Deputetët britanikë kanë "mundur" kryeministren britanike Theresa May për herë të dytë në dy ditët e fundit.

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit, ata votuan në favor të propozimit, me të cilin do të parandalohej që Qeveria të marrë vendime kyçe derisa afrohet Brexit, dhe ky moment është më 29 mars, raporton AP.

Agjencia njofton se nëse parlamenti hedh poshtë marrëveshjen me të cilën May ka rënë dakord me Bashkimin Evropian, qeveria duhet të bëjë "Planin B" brenda tri ditëve.

Qeveria kishte 21 ditë më parë të paraqiste një raport në parlament.

Anëtarët do të votojnë të martën mbi një marrëveshje të rënë dakord nga May dhe ka shumë të ngjarë të refuzojnë atë.

Kundërshtarët e marrëveshjes dyshojnë se qeveria mund t’i lejojë parlamentit për t'u përballur në momentin e fundit me zgjedhjen midis asaj që May pranoi dhe tërheqjes së Britanisë nga BE pa një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat