Theresa May po përballet me kundërshtime të mëdha për shkak të Brexit

Evropë

Theresa May po përballet me kundërshtime të mëdha për shkak të Brexit

Nga: E.K Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:12
Theresa May

Theresa May, ndër politikanet më aktive pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, duket se edhe pas referendumit do të vazhdojë të përballet me kundërshtime të mëdha brenda Parlamentit Britanik, shkruan Daily Malil, përcjellë “Bota sot”.

May, është takuar privatisht me deputetët në një përpjekje gjithnjë e më të kotë për të rritur mbështetjen për marrëveshjen e saj përpara votimit në Parlament për Brexit.

Ajo po mundohet me të gjitha forcat që të mos lejojë dështimin e Brexit apo mbajtjen e një referendumi të ri. Mirëpo zërat kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja janë rritur shumë.

Edhe vet populli britanik duket të jetë i luhatur rreth asaj nëse ka votuar drejtë dhe nga një pjesë kërkohet që referendumi të mbahet përsëri. Në mbajtjen e një referendumi të ri gjasat janë që rezultatet të ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat