BE është joefektive në parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të saj

Evropë

BE është joefektive në parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të saj

Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:23
Ilustrim

Bashkimi Evropian nuk arrin të parandalojë shpërdorimin e fondeve të saj me vlerë qindra milionë euro çdo vit dhe arrin të rimarrë vetëm rreth 15 për qind të vëllimit të abuzuar, njoftoi sot Gjykata Evropiane e Revizionit.

Në vitin 2017, rreth 391 milionë euro janë keqpërdorur financiarisht nga fondet e BE-së, që përafërsisht korrespondon me të dhënat nga katër vjetët e mëparshëm.

Përkundër faktit se Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është relativisht e suksesshme në zbulimin e abuzimeve, aktakuza është ngritur vetëm në 45 për qind të rasteve, ndërsa në periudhën nga viti 2012-2016, vetëm rreth 15 për qind e shumës totale të shumave të abuzuara janë kthyer në fonde, thuhet në një raport të gjykatës.

Megjithëse mashtrimet e zbuluara janë të vogla në krahasim me buxhetin vjetor të BE prej rreth 140 miliardë euro, të dhënat mbi abuzimet ndoshta nuk janë të plota, tha gjykata, duke kujtuar se fondet e BE-së kryesisht shkojnë për fermerët dhe projektet në rajonet më të varfra të bllokut 28-anëtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat