Vulin: Serbia po e armatos intensivisht ushtrinë

Evropë

Vulin: Serbia po e armatos intensivisht ushtrinë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:04
Aleksandar Vulin

Ushtria e Serbisë po pajiset dhe po armatoset intensivisht, sepse ajo duhet të jetë e gatshme që të mbrojë çdo pjesë të territorit tonë si dhe serbët pa marrë para sysh se ku jetojnë, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ai, siç përcjell b92, ka thënë kështu gjatë demonstrimit të armatimit dhe të pajisjeve ushtarake që janë futur në përdorimin operativ të Ushtrisë së Serbisë ose që janë në fazën e testimit.

Vulin ka theksuar se Serbia duhet të jetë në gjendje të kryejë çdo detyrë në çfarëdo situate.

“Ne duhet t’i përgjigjemi çdo sfide”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat