BE-ja gati ta sqarojë marrëveshjen për Brexit-in, por jo ta rinegociojë atë

Evropë

BE-ja gati ta sqarojë marrëveshjen për Brexit-in, por jo ta rinegociojë atë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:55
Jean-Claude Juncker

Bashkimi Europian është gati t’i sqarojë Londrës marrëveshjen e arritur me Qeverinë e kryeministres Theresa May, por jo që ta rinegociojë atë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka bërë këto komente gjatë një vizite në Bukuresht për ta festuar fillimin e presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania.

Parlamenti britanik do ta votojë marrëveshjen e arritur me BE-në më 15 janar të këtij viti.

Mirëpo një pjesë e madhe e opozitës britanike është kundër kësaj marrëveshje, prandaj pritet që parlamenti ta refuzojë një marrëveshje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat