80 mijë oficerë përballën me mijëra protestues në Francë

Evropë

80 mijë oficerë përballën me mijëra protestues në Francë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:50
Pamje nga protesta

Policia franceze ka shpërndarë 80,000 oficerë në të gjithë vendin për t’u përballur me protestuesit jelek-verdhë të cilët dolën rrugëve të vendit në fundjavën e nëntë kundër politikave ekonomike të presidentit francez Emmanuel Macron.

Associated Press raporton se mijëra protestues marshuan në Paris dhe në qytete të tjera franceze të shtunën, ndërkaq policia kërcënoi rritje të masave të sigurisë për t’u marrë me dhunën sporadike nga protestuesit.

Policia shpërndau gaz lotsjellës afër monumentit të Parisit “Arc de Triomphe” të shtunën, pasi protestuesit dyshohet se hodhën gurë dhe objekte të tjera drejt oficerëve.

Protestat filluan nëntorin e kaluar pasi qeveria e Macron propozoi një rritje taksash mbi çmimet e karburantit, të cilën Qeveria e hoqi në dhjetor.

AP njofton se protestat u bënë edhe më të ashpra gjatë festave të Krishtlindjeve pavarësisht premtimeve nga qeveria franceze për lehtësimin e taksave të ardhshme, si dhe një “bisedë kombëtare” me Macron për të adresuar shqetësimet e demonstruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat