Jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes

Evropë

Jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes

Më: 13 janar 2019 Në ora: 13:53
Panos Kammenos

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar, drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila ka vendosur të largohet nga koalicioni.

Nga ana e tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar votëbesim për qeverinë, i cili pritet të zhvillohet të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat