Të martën grevë në dy aeroportet e mëdha gjermane?

Evropë

Të martën grevë në dy aeroportet e mëdha gjermane?

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:22
Gjermani

Sindikata gjermane Verdi ka thirrur sot personelin e sigurisë në aeroportin e Munihut t’i bashkëngjiten të martën grevës së planifikuar në aeroportin e Frankfurt.

Sindikata ka thirrur 350 të punësuar për të ndaluar punën nga ora 03:30 deri në orën 20:00, sipas kohës lokale, gjë që do të dëmtonte ndjeshëm komunikacionin ajror në Gjermani.

Verdi, i cili është në bisedime për pagat e 23,000 punëtorëve të sigurimit në Gjermani, ka thirrur grevë për të ushtruar presion mbi kompanitë kompetente për kontrollin e udhëtarëve dhe bagazheve, shkruan Reuters.

Bisedimet për paga duhet të vazhdojnë më 23 jana.

"Fraport", kompania që drejton Aeroportin e Frankfurtit, ndryshe më i qarkullueshmi në Gjermani, njoftoi se të martën pritet çrregullim i konsiderueshëm i trafikut ajror.

Ndryshe, më 10 janar më shumë se 640 fluturime në Gjermani janë anuluar për shkak të grevës së personelit të sigurisë në aeroportet në Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat