Bora dhe orteqet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Austri

Evropë

Bora dhe orteqet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Austri

Më: 14 janar 2019 Në ora: 07:30
Austria ka qenë vendi ku janë regjistruar reshje rekord dëbore

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur si pasojë e një orteku që ka përfshirë një klub skish në Austri. Skiatorët vinin nga jugu i Gjermanisë. Ishte bashkëshortja e njërit prej tyre që njoftoi për zhdukjen e të shoqit të shtunën mbrëma. Viktimat janë 32, 36 dhe 57 vjeç, ndërsa personi i katërt 28, por ende i pagjetur, pasi orteku vazhdonte rrokullisjen.

Austria ka qenë vendi ku janë regjistruar reshje rekord dëbore dhe ku trupa ushtarake, zjarrfikës dhe vullnetarë janë dashur të angazhohen për të pastruar rrugët dhe çatitë e ndërtesave.

Të premten, ushtarakët spëtuan me helikopter 66 studentë dhe mësues gjermanë, pasi kishin mbetur të bllokuar në një tjetër klub skish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat