19 vjet nga dënimi i pesë kroatëve boshnjakë, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë

Evropë

19 vjet nga dënimi i pesë kroatëve boshnjakë, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 07:43
Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi

Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënon pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.

Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, gjerësisht e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër ish-republikës së Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës.

Prej atëherë e deri më 29 nëntor 2017, kur u mbajt seanca e fundit e procesit gjyqësor të Tribunalit kundër gjashtë gjeneralëve kroatë të Bosnjës, në Tribunal ishin ngritur 161 aktakuza, ndërsa dënimet u janë shqiptuar 84 vetave.

Punën e vet më se 24vjeçare Tribunali e përfundoi në mënyrë aksidentale më 29 nëntor 2017, me shqiptimin e aktgjykimit për gjashtë gjeneralët kroatë të Bosnjës, me ç’rast, pasi e dëgjoi shqiptimin e dënimit me 20 vjet burg, gjenerali Sllobodan Prallak, sikur të luante në një dramë, nxori prej xhepi një shishe me cianid, u ngrit në këmbë, i shqiptoi fjalët e fundit: “Sllobodan Prallak nuk është kriminel.”, e ngriti shishen sikur donte të ngrinte dolli për fundin e Tribunalit, e piu cianidin dhe pas një ore vdiq në spital. Me këtë akt të fundit, Tribunali i Hagës e mbylli punën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat