Votëbesimi për Qeverinë Cipras, të mërkurën në mbrëmje

Evropë

Votëbesimi për Qeverinë Cipras, të mërkurën në mbrëmje

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Mocioni i votëbesimit në Greqi ndaj kryeministrit Cipras do të bëhet të mërkurën në mbrëmje, pas një seancë maraton që do të fillojë nesër në mëngjes në orën 10:00, njoftoi kryetari i kuvendit grek Nikos Voutsis .

Votëbesimi i Qeverisë Cipras vjen pas largimit të aleatit të tij dhe njëherazi ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos nga partia Grekët e Pavarur. Kryetari i Kuvendit grek, Nikos Voutsis propozoi dy ditë debat që do të fillojë nesër në mëngjes dhe do të përfundojë të mërkurën në orët e vona të natës.

Kryeministri Cipras pret që ta kalojë me sukses këtë votëbesim nga ana e katër deputetëve të partisë Grekët e Pavarur, tashmë të larguar nga koalicioni qeveritar, edhe pse ata më herët kanë shprehur votën kundër.

Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes,  Panos Kammenos dhe votëbesimi i Qeverisë Cipras vjen si shkak i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe plotësimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që tani duhet të bëjë edhe Greqia në Kuvendin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat