Turqia i përgjigjet kërcënimeve të Trump

Evropë

Turqia i përgjigjet kërcënimeve të Trump

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Turqia ka hedhur poshtë kërcënimin e Presidentit Donald Trump për të "shkatërruar" ekonominë e saj nëse sulmon forcat kurde në Siri pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.

"Nuk mund të arrini askund duke e kërcënuar ekonomikisht Turqinë," tha Ministri i Jashtëm Nevlut Çavusoglu.

Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me kurdët në Sirinë veriore kundër grupit të Shtetit Islamik ISIS.

Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) si terroristë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat