May: Data e Brexit nuk duhet të shtyhet

Evropë

May: Data e Brexit nuk duhet të shtyhet

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:54
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet, megjithëse nuk mund të përjashtohet plotësisht si opsion përpara deputetëve britanikë të cilët do të votojnë nesër për marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Europian.

‘’Nuk besoj se data 29 mars duhet të shtyhet’’, tha May. Brexit mbetet angazhimi i qeverisë sime për t’u larguar nga Bashkimi Europian më 29 mars, por disa kanë si synim të gjejnë një mënyrë për t’a penguar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat