Avionët turq “përshëndesin” ish-ministrin grek

Evropë

Avionët turq “përshëndesin” ish-ministrin grek

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Tjetër kërcënim nga Turqia për Greqinë. Ditën e djeshme, avionë turq fluturuan mbi Detin Egje duke shkelur 13 herë hapësirën ajrore greke. Këto provokime vijnë një ditë pasi Panos Kamenos dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes i Greqisë.

Plot 13 avionë turq ishin gjithsej që fluturuan mbi hapësirën ajrore greke, 3 nga të cilët ishin të armatosur. 

Mediat e Athinës shkruajnë se edhe një ditë më parë ka pasur incidente të tilla, duke shënuar 25 raste të shkeljes së hapësirës ajrore të Greqisë në harkun kohor të dy ditëve. 

Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke ka regjistruar të gjitha këto shkelje të hapësirës ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat