Bora nuk ndalet në Evropë, 26 të vdekur

Evropë

Bora nuk ndalet në Evropë, 26 të vdekur

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:17
Bora nuk ndalet në Evropë, 26 të vdekur

Shërbimi i motit i BBC-së ka paralajmëruar se Evropa do të përballet me më shumë reshje bore këtë javë, pas disa ditësh përmirësimi të kushteve të motit, që kanë marrë edhe dhjetëra jetë njerëzish në kontinent.

Moti i keq në të gjithë Evropën ka shkaktuar kaos në udhëtime, ka izoluar qytete dhe ka shkaktuar të paktën 26 viktima. Reshje të tjera bore parashikohen për Austrinë dhe pjesë të Gjermanisë, ku paralajmërimet janë në fuqi që nga java e shkuar. Rreziku i ortekëve mbetet i lartë po ashtu.

Në Alpe, reshjet nuk do të ndalen dhe një numër resortesh për ski janë mbyllur. Por, nuk është aspak më e mirë situata në Ballkan. Reshje bore priten sërish në Greqi, në lartësinë mbi 800 metra.

Bora ka krijuar probleme me qarkullimin ndërkohë në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, ku janë regjistruar edhe një numër aksidentesh rrugore me të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat