Gjermania me rritjen më të vogël ekonomike që nga viti 2013

Evropë

Gjermania me rritjen më të vogël ekonomike që nga viti 2013

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

Rritja ekonomike e Gjermanisë vitin e kaluar ishte 1.5 për qind, që është më e ulëta që nga viti 2013, sipas të dhënave të sotme të publikuara nga Zyra Statistikore.

Raporti tregon se ekonomia gjermane përjetoi një ngadalësim të madh gjatë vitit të përparimit. Në tremujorin e tretë kishte një rënie prej 0.2 për qind që vjen si pasojë e mosmarrëveshjeve globale të tregtisë, raporton BBC.

Zyra Statistikore ende nuk ka publikuar të dhëna për tremujorin e katërt, pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm për llogaritjen e saktë.

Llogaritjet e ekonomistëve të pavarur sugjerojnë se ekonomia gjermane u forcua në tremujorin e katërt për 0.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat