Turqia urdhëron arrestimin e gati 200 personave nën dyshimet për lidhje me Gulenin - Bota Sot
Turqia urdhëron arrestimin e gati 200 personave nën dyshimet për lidhje me Gulenin

Evropë

Turqia urdhëron arrestimin e gati 200 personave nën dyshimet për lidhje me Gulenin

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:02
Ilustrim

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 192 personave, nën dyshimet për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështura për grushtshtet në vitin 2016, ka raportuar gazeta Hurriyet të martën.

Operacionet policore që kanë shënjestruar përcjellësit e Gulenit janë kryer rregullisht prej tentimeve të dështura për puç.

Autoritetet në Stamboll dhe Adana kanë urdhërar arrestimin e më shumë se 100 të dyshuarve ushtarakë javën e kaluar.

Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 50 të zyrtarëve të dyshuar ushtarakë, ndërsa 55 persona janë akuzuar se kanë përdorur aplikacionin për komunikime ByLock, ka raportuar gazeta.

Turqia ka ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni pas tentimeve të dështuara për puç, duke thënë se përcjellësit e Gulenit kanë përdorur atë për të komunikuar në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur një grup ushtarësh kanë tentuar të përmbysin qeverinë.

Si pasojë e këtij organizimi janë vrarë 250 persona.

Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar puçin e dështuar.

Më shumë se 77,000 persona janë burgosur dhe janë në pritje të proceseve gjyqësore, derisa 150,000 shërbyes civilë, pjesëtarë të ushtrisë dhe persona tjerë janë përjashtuar apo puna e tyre është pezulluar si masë ndëshkimore.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk është duke tentuar të shuajë zërat e kundërshtarëve.

Qeveria në anën tjetër ka thënë se masat e sigurisë janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...