Brexit: Cilat janë opsionet në tavolinë?!

Evropë

Brexit: Cilat janë opsionet në tavolinë?!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:34
Ilustrim

Sonte në mbrëmje Britania do të mësojë nga vota në Parlament se çdo të ndodh me Brexit-in, dhe çfarë kahu do të marr ky proces që ka shkundur nga themelet tërë strukturat e shtetit dhe shoqërinë britanike. Marrëveshjen e Tërheqjes e negociuar mes Theresa May dhe Bashkimit Evropian, do të votohet dhe gjasat janë që ajo të refuzohet nga deputetet. Pyetja që lind është çfarë do të ndodh më pas me Brexit pavarësisht nga vota?

Marrëveshja e Theresa May me Brukselin sipas te gjitha gjasave, pritet te rrezohet gjate votimit ne parlament, dhe ajo qe diskutohet nga njohësit e rrethanave politike, është thellësia ose ngushtësia e humbjes, dhe jo, nëse do të hidhet poshtë kjo marrëveshje.

Gjithsesi si hap imediat qeveria do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B” brenda tre ditësh. E nëse serish nuk binden deputetët disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars. Opsioni i dytë, mbetet rinegociimi me Brukselin, që do kërkoj kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brex-it.

Një opsion i tretë, është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impasi dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike.

Por do duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita me e afërta do jetë pas 25 ditësh.

Një alternativë tjetër është një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, të cilën e kanë lënë të kuptohet se do e kërkojë opozita laburiste. Problemi është se konservatorët në pushtet i frikësohen humbjes ndaj Laburistëve dhe shumë deputetë janë në pozicionin e gjelit të detit që do duhet të votojnë për Krishtlindjet.

Mbajtja e një referendumi, do të kërkonte edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit, ndërkohë që do jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit datës zyrtare të daljes se Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri.

Çfarëdo që të ndodh në votimin e së martës në Parlamentin britanik, 15 janari do të mbahet gjatë në mend në historinë politike të Britanisë si dita që do nxjerr nga udhëkryqi Britaninë apo përsa kohë do e mbaj atë ende në udhëkryq për shkak t Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat