Anulohen qindra fluturime në Gjermani - Bota Sot
Anulohen qindra fluturime në Gjermani

Evropë

Anulohen qindra fluturime në Gjermani

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Një grevë për pagat e personelit të sigurimit në tetë aeroporte në Gjermani, përfshirë Frankfurtin që ka numrin më të madh të fluturimeve, ka shkaktuar kaos ditën e sotme në trafikun ajror për të tretën herë radhazi në më pak se dhjetë ditë.

Ndërprerja e punës me kërkesë të sindikatës “Verdi”, që nisi në orën 02:00 lokale (01:00 GMT) në Frankfurt dhe do të zgjasë deri në orën 20:00 (19:00 GMT), ku janë gjithashtu të përfshirë aeroportet e Hanoverit, Bremenit, Hamburgut, Leipzigit, Dresden, Erfurt dhe Mynih, shenjë e përkeqësimit të një konflikti shoqëror i kthyer tashmë në burim të anulimeve të qindra fluturimeve javën e kaluar, shkruan ATSH.

“Verdi”, i cili nuk përjashtoi sot greva të reja përpara bisedimeve të ardhshme më 23 janar, përshëndeti në një deklaratë një “pjesëmarrje shumë të madhe” në lëvizjen sociale.

Të paktën 200,000 udhëtarë u përfshinë sot nga anulime dhe vonesa në oraret e fluturimeve, sipas Federatës së Aeroporteve Gjermane (ADV).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat