Çeçenia vijon përndjekjen e homoseksualëve, vdesin dy burra, torturohen dhjetëra të tjerë

Evropë

Çeçenia vijon përndjekjen e homoseksualëve, vdesin dy burra, torturohen dhjetëra të tjerë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:22
Ilustrim

Dy burra kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë arrestuar pasi autoritetet në Çeçeni filluan një sulm të ri ndaj njerëzve homoseksualë. Policia filloi grumbullimin e homoseksualëve në dhjetor dhe i ka dërguar ata në një ‘kamp përqendrimi’ ku ata janë torturuar, pohojnë organizatat LGBT.

“Dy burra kanë vdekur si rezultat i torturës në një kamp brenda një objekti të mëparshëm ushtarak në qytetin Argun, në Çeçeni”, tha rrjeti rus i LGBT.

Është i njëjti kamp ku më shumë se 100 vetë thanë se u arrestuan në një tjetër sulm ndaj komunitetit homoseksual në vitin 2017. Igor Kochetkov, drejtor i programit në rrjetin rus të LGBT, tha se vala e re e persekutimit filloi në fund të vitit kur autoritetet çeçene arrestuan administratorin e një grupi social mediatik të popullarizuar me njerëz LGBT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat